Nuk e ftoi shoqen e ngushtë në dasmë, martohet për herë të dytë vetëm për të (FOTO)

Postuar: 18/03/2018 - 14:27

Historia me të cilën u mbyll programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë, kishte në qendër të vëmendjes një nuse… Flora kish ardhur në studion e Arbana Osmanit për t’i kërkuar falje mikeshës së saj të ngushtë Sarës që nuk e kishte ftuar në dasmë.

Flora dhe Sara kishin qenë shoqe të ngushta që në fëmijëri. Ato i kishin premtuar njëra-tjetrës që kur të martoheshin do të merrnin pjese në dasmat e njëra-tjetrës, por ky premtim ishte shkelur nga ana e Florës, pasi ajo nuk e kishte ftuar Sarën në ditën e saj më të rëndësishme.

Për këtë shkak “Dua të të bëj të lumtur” i organizoi një dasmë të dytë ku tashmë ishte e pranishme edhe shoqja e saj më e ngushtë.

Studioja e programit u shndërrua në një sallë dasmash ku sigurisht nuk kishin se si të mungonin dasmorët dhe vallet.

Pasi dasma u deklarua e hapur dasmorët nisën të kërcenin. Një moment tepër i bukur ishte kërcimi i Florës me Sarën. Më në fund vajzat realizuan ëndrrën e tyre të fëmijërisë.

Në fund Sara tha: “Nuk e prisja që një surprizë të tillë të ma bënte një shoqe. Flora më bëri të ndihem tepër krenare që kam një shoqe të tillë, por ajo nuk është vetëm shoqja ime. Edhe pse ne nuk kemi lidhje gjaku ajo është motra ime dhe do jetë e tillë gjithmonë”. /Top Channel/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ndalemi te numri i fëmijëve që do bëni në të ardhmen, bazuar te shenja juaj e horoskopit.

   Një nga yjet më të njohura të industrisë së pornos ka zbuluar se si kanë reaguar prindërit e saj kur ajo u ka thënë se çfarë punë bën.

Loja në kuzhinën e shtëpisë nuk ka shkuar ashtu si duhej për një dy vjeçar në Turqi.

Menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, Era Istrefi ka vendosur që ta mbajë vëmendjen e publikut tek ajo.

Kombet e Bashkuara njohin zyrtarisht 195 shtete të botës, ndaj është normale që ndonjërën prej tyre edhe të mos e dimë se ku ndodhet.

Ky është momenti i tmerrshëm kur një shqiponjë e artë mbërthen një vajzë 8-vjeçare, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda në trup.

Dy të dashuruar vendosën ti japin fund romancës në të 20-at duke i premtuar njëri-tjetrit se do të martohen nëse do mbeten beqarë.

Will Smith ka një histori suksesi që çdokush do ta kishte zili.

Një specie e re vdekjeprurëse e gjarpërinjve helmues është zbuluar në Australi.

   Vetëm pak ditë më parë çifti i njohur i showbizit shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë me vogëlu