Këtë javë është komentuar gjatë se përse babai i Meghan Markle, Thomas Markle nuk do ta shoqëronte të bijën drejt altarit në ditën e saj më të rëndësishme. Drejt altarit, Meghan shkoi me babanë e princ Harry.

Mirëpo babai i saj, i cili aktualisht ndodhet i shtirë në spital, ku dhe do të bëjë një ndërhyrje në zemër, ka thënë dy fjalë zemre për të bijën që u martua me një ceremoni madhështore.

“E vogla ime duket shumë e bukur dhe e lumtur. Do doja të isha atje dhe t'ju uroja dashuri e lumturi", ka rrëfyer ai për TMZ.

Ndër të tjera ai ka treguar se ceremoninë e ka ndjekur të gjithën nga televizori dhe është emocionuar jashtëzakonisht shumë dhe ndihej i lumtur për të bijën.