Dy vjet më parë, një rast shkaktoi një tronditje: dy vajza nuk morën nënshtetësinë zvicerane për shkak se refuzuan mësimet e notit, shkruan "albinfo.ch".

Zyra për natyralizim në Bazel refuzoi kërkesën sepse vajzat kishin refuzuar notin, që ishte i detyrueshëm për nxënësit. Prej 1 janarit, kjo praktikë zbatohet tani në të gjithë Zvicrën.

Akti i ri për të Drejtat Civile rendit kriteret e reja të integrimit, siç raportohet nga "SonntagsZeitung".

Pra, dikush që dëshiron të natyralizohet, jo vetëm që duhet të mësojë një gjuhë të vendit, por edhe duhet të respektojë vlerat e kushtetuese të vendit. Kjo gjithashtu përfshin ndjekjen e shkollimit dhe kështu pjesëmarrjen e detyrueshme në mësimet e notit.

Federata e organizatave islamike në Zvicër ka kritikuar një kriter të këtillë të marrjes së nënshtetësisë.