Edhe në moshën 50-vjeçare, Pamela Anderson vazhdon të mahnisë me paraqitjen e saj.

Aktorja e njohur e serialit Baywatch ia ka marrë mendjen mbrojtësit francez të Olimpique Marseille, Adil Rami, të cilin e ndjek në tribunat VIP thuajse në çdo ndeshje që zhvillon në "Velodrome".

Nonëse me një diferencë thuasje 20 vite në moshë, Pamela ka ditur ta bëjë për vete 31-vjeçarin.

Ka nga ata që vazhdojnë të këmbëngulin se i lidh vetëm një miqësi e ngushtë, por vështirë të besohet se Pamela mjaftohet me kaq.