Vjola është një vajzë e re, e bukur por një aksident që i ka ndodhur në vitin 2010 i ka sjellë disa pasoja që i kanë zgjatur në kohë. Ajo iu drejtua Doktor Plastik, me shpresën për të rifituar pamjen e saj të dikurshme. Edhe pse Vjola është përpjekur ta ndryshojë këtë nëpërmjet ushtrimeve në palestër dhe dietës së shëndetshme, ajo ende nuk ka arritur të realizojë eleminimin e dhjamit të tepërt dhe përmirësimin e lëkurës.

Vjola është një nga personazhet e radhës pjesë e Doktor Plastik që e ka varur ëndrrën e saj te bisturia. A do të arrijë ajo rezultatin e dëshiruar?

Vjola: “Jam Vjola, jam 25 vjeçe, jam estestiste prej 7 vitesh, kam sallonin tim, jam e vetëpunësuar, kam mbaruar gjimnazin e përgjithshëm, më pas iu futa estetikës për dy vjet.

Në vitin 2010, mua më ndodhi aksidenti dhe aty fillova të shëndosha. Nga ky aksident vetëm unë pata dëmtime dhe fraktura, pësova traumë. Kisha një frakturë në këmbë, ndërkohë që prisja të vinte dhe ambulanca dhe ambulanca erdhi pas gjysmë orë që unë kisha pësuar aksidentin. Më shpejt erdhën familjarët e mi se ambulanca. Më pas kur shkoj në spital, grafia ime ngatërrohet me atë të dikujt tjetër, dhe mua më çojnë në shtëpi, thjesht me një qetësues dhe më thonë që ke vetëm një ndrydhje të këmbës.

Kam ndenjur një javë më këmbë të thyer në shtëpi, dhimbje pa fund, shoqërohesha në banjo nga njerëzit e mi të afërt, dhe aty fraktura ishte përkeqsuar.

Më pas kur kam vajtur pas një jave në spital, kam bërë përsëri grafitë, kockat e mia që mbajnë peshën trupore ishin spostuar nga njëra-tjetra dhe një pjesë e kyçit ishte futur në mes dhe më thonë që duhet të operohem. Kisha vetëm dhjetë ditë që kisha dalë nga një operacion tjetër kisha hequr bajamet, gjithsesi e bëra operacionin. Kam ndenjur një javë e gjysmë në spital, pastaj u ktheva në shtëpi, kisha përkujdesjen nga mami, babi që nuk më shikonte dot ashtu, sepse babi është pika ime më e dobët.

Kam ndenjur gjashtë muaj e mbyllur në shtëpi, gjatë gjithë kohës, mendoja se nuk do kthehesha më asnjëherë siç ishte më përpara jeta ime. Bëhesha shumë agresive sepse nuk bëja dot gjërat që doja. Në mometin që fillova të merrja peshë, ishte gjëja më e dhimbshme, shikoja që gjatë gjithë kohës fryhesha, sikur të ishte një fryrje me pompë, nga fakti që unë nuk isha aktive, ndonjëherë kërkoja të ushqehesha kot edhe pse nuk kisha uri, kërkoja të haja kot.

Nuk e mbaj mend sa kam qenë periudhën para se të bëja aksidentin, por arrita në peshën 123 kilogram. Më pas vendosa për t’u shpërngulur dhe për të vajtur edhe unë te familja ime e cila jeton në Gjermani. Kur u ktheva pashë rrobat që kisha lënë këtu, nuk më bënte më asgjë. Aty ishte momenti kur i thashë vetes “Vjolë stop”, kishte ardhur momenti që unë të merrja situatën në duar dhe këtë gjë bëra. Kam një vit e pesë muaj që frekuentoj palestrën, fillova të ha edhe shëndetshëm, gjatë kësaj periudhë kam rënë 40 kg. Do bëj një ndërhyrje sepse pas gjithë kësaj peshe që kam humbur, lëkura ime është varur”.

Vjola iu nënshtrua operacionit të abdomenoplastikës dhe lipostucion të trupit.

Vjola: Shkoi mirë, si çdo operacion ka vështirësitë e veta. Ditët e para ishin pak të vështira. Falë Doktor Plastik unë realizova ëndrrën time, pasi ishte një gjë që më pengonte dhe e kisha shumë kompleks në vetvete.

Me një fund të lumtur dhe me shumë më pak kilogram, mbyllet historia e Vjolës./tvklan.al