Në transmetimet e drejtpërdrejta sigurisht që ndodhin edhe momente të sikletshme, të cilat nuk parashikohen në skenar.

E një gjë e tillë i ka ndodhur mbrëmjen e sotme spikerit Drini Zeqo. Ky i fundit ishte duke moderuar edicionin qendror të lajmeve në “Tv Klan”, kur e ka zënë lemza dhe e ka shoqëruar deri në fund.

Por pavarësisht këtij momenti të sikletshëm, ai nuk e ka ndërprerë transmetimin. “Makthi i gjithë prezantuesve “lemza”… sot na vizitoi në lajme. Njerëzore besoj…”, shkruan ai.