Pasuria marramendëse e çiftit të famshëm Shakira-Pique

Postuar: 14/03/2018 - 15:42

Shakira dhe Gerard Pique janë dy personazhe që tërheqin shumë vëmendje në media, por edhe një prej çifteve më të pasur. Të dy së bashku, ata zotërojnë një pasuri prej qindra milionë eurosh.

Shakira, sipas të përditshmes “Gol” ka një pasuri prej 220 milionë dollarë, një shifër që nuk habit aspak, duke qenë se vetëm në turneun e saj të fundit “Sale el Sol World Tour”, në vitet 2010-2011, artistja kolumbiane arriti të arkëtojë 100 milionë dollarë, me biletat që u shitën për 50 dollarë secila.

Por jo vetëm kaq, sipas portalit “Tu Salario”, balerina dhe këngëtarja ka fituar 130 mijë euro në ditë, ose 4 milionë euro në muaj nga shitjet e disqeve, fushatat publicitare, etj..

Shakira ka shitur mbi 60 milionë kopje të albumeve në botë, por fama e saj u rrit edhe më shumë pas interpretimit të këngës zyrtare të Botërorit 2010, “Waka Waka”, ndërsa hiti “Hips Don’t Lie” është një prej atyre që kanë shitur më shumë kopje.

Albumi i Shakirës “Laundry Service” pati një sukses të madh në tregun anglosakson të muzikës, me 20 milionë kopje të shitura. Megjithatë ka edhe më shumë. Shakira ka edhe linjat e saj të fragrancave të parfumeve si “S”, “Elixir” dhe “Rock”, ndërkohë që për dy sezone ka qenë në rolin e trajneres në versionin amerikan të shfaqjes televizive për talentë “The Voice”.

Për sa i përket Pique, futbollisti përfiton 6 milionë euro në vit nga kontrata me Barcelonën, shifër së cilës i shtohen edhe të ardhurat nga publicitetet, ndërkohë që është në pronësi të disa bizneseve. Ndër firmat që janë në zotërim të 31-vjeçarit, është ajo e videolojërave, “Kedad Games”, ndërkohë që ka 27% të kapitalit të “Bas Alimentaria”, kompani e produkteve të mishit.

Sipas përllogaritjeve të revistës “People With Money”, Pique mendohet se arkëton çdo vit 90 milionë euro. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çdo shenjë zodiakale ka meritat dhe defektet e saj që do të shprehen në veçoritë e karakterit të saktë.

   Eshtrat 2 mijë vjeçare të "bukuroshes së fjetur" varrosur me rroba luksoze dhe me dhurata për jetën e përtejshme janë gjetur nën një r

   Blogerja e njohur Armina Mevlani ka treguar për fansat e saj një problem me shëndetin e saj.

   Trupi i një 30-vjeçari, tifozi i zjarrtë i Lionel Mesit, është gjetur ditën e sotme, pasi ishte lajmëruar i zhdukur që kur ekipi i Arg

   Një lojë futbolli ka rezultuar shumë e dhimbshme për një adoleshent nga Kosova, që po argëtohej me sportin më të bukur në botë.

   Mjaftoi një foto e tij ku tregonte se po kthehej në vendlindjen e tij, Iran dhe mediet rozë u mbushën nga lajmet se pas vetëm 1 muaji,

   Një 15-vjeçar u tërhoq zvarrë nga një bandë dhe u rrëzua brutalisht për vdekje.

Modelja Delilah Hamlin dukej shume seksi teksa ka pozuar në sfilatën e Los Anxhelos me bikinit e reja.

Me një bindje absolute se mund t’i realizojë të gjitha qëllimet që mund t’i vërë vetes, Gert Zenelaj ndryshoi katërcipërisht jetën e tij.

Kur bëhet fjalë për pushime, të gjithë jemi të prirur të gjejmë format e argëtimit nga më të larmishmet, që përveç kënaqësisë dhe relaksi