Një krijesë e pazakontë është shfaqur në brigjet e Meksikës.

Krijesa e frikshme është gjetur në Mazatlan, në perëndim të Meksikës, nga një banore lokale.

Pasi ka vënë gjallesën monstruoze, gruaja ka menduar në fillim se bëhej fjalë për ndonjë litar të vjetër, por më pas, kur ka vënë re sytë pa jetë ka kuptuar se bëhej fjalë për një krijesë misterioze. Fotot e saj janë bërë virale në rrjet, raporton “The Sun”

Komentuesit kanë pasur ide të ndryshme në lidhje me gjallesën misterioze duke e përkufizuar si gjarpër i detit, apo teori të ndryshme si e ardhur nga hapësira të tjera kohore.

Akoma nuk është sqaruar shkencërisht se kjo cilit lloj i takon kjo specie.