Një burrë në Sidnej është pasuruar me 2.5 milionë dollarë pasi fitoi lotarinë 2 herë në një javë. Sipas NSW Lotteries, 40-vjeçari nga Bondi ishte një prej 14 fituesve në shorteun e së shtunës që kishte shumën 20 milionë dollarë.

Kjo fitore erdhi vetëm disa ditë pasi fitoi 1,020,487 dollarë në shorteun e së hënës së kaluar, duke i çuar fitimet totale në 2,478,321 dollarë.

"Mendova vetëm se kjo është shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Dy herë në pak ditë. Shanset për të fituar dy herë në një kohë kaq të shkurtër duhet të jenë jo-ekzistente. Unë uroj që të kisha disa këshilla për të tjerët se si të fitojnë lotari, por jo, Perëndia më kujtoi vetëm mua", tha fituesi i cili po planifikonte të investonte fitimet e tij në pasuri të patundshme.