Situatat e vështira gjatë transmetimeve live janë të pashmangshme por ajo që i ka ndodhur një gazetarje mund të ketë qenë tepër shokuese për të.

Ajo është përballur me një situatë të sikletshme kur në një transmetim direkt ajo është puthur nga një tifoz.

Julieth Gonzalez Theran po transmetonte për DW në qytetin Saransk të Rusisë, kur një i ri është afruar dhe e ka puthur e përqafuar.

Pavarësisht situatës së vështirë dhe sikletshme për të, gazetarja nuk e ndali transmetimin, por vijoi normalisht raportimin për ngjarjen.