Gjithnjë e më shumë meshkuj vendosin që pas martesës të mos mbajnë unazë dhe ndër ta janë edhe meshkujt më të fuqishëm të botës

Presidenti amerikan Donald Trump është ndër meshkujt të cilët kanë vendosur që simbolin e martesës ta mbajnë në kutinë e stolive, në vend që ta mbajnë me krenari në dorën e djathtë.

Kur në vitin 2004 ka vendosur të fejohet me Melania Knavs, modele me prejardhje sllovene, të cilën e ka njohur më 1998, në dorën e saj ka vënë unazën e fejesës në vlerë prej 1.5 milionë dollarë.

Janë kurorëzuar pas një viti, ndërkaq Melania si zonja Trump është bërë pronare e diamantit prej 13 karatëve!

Trump nuk ka deklaruar asnjëherë arsyen se pse nuk mban unazë. Kjo nuk është risi për të, sepse edhe gjatë martesës me gruan e tij të parë, Ivana Zelnickova, edhe kjo modele, në dorën e tij nuk u pa unazë.

Gjatë martesës së dytë, me Marla Maplesin kohë pas kohe kemi mundur ta shihnim me unazë në dorë. Gjithsesi Trump nuk mban asnjë stoli në duart e tij.

Njësoj si Trump sillet edhe princi William, i cili ka thënë se nuk mban unazë dhe kjo është një zgjedhje personale e tij.