Një peshkaqen i bardhë me përmasa gjigante, madhësia e të cilit shkon nga pesë deri në gjashtë metra është shfaqur në një nga plazhet më të populluara të Australisë.

Peshkaqeni i bardhë në ujërat australiane u kap ditën e shtunë në filmimet e realizuara me dron nga krijuesi i filmit Dave Riggs në Plazhin e Katërt të Esperance në Australi.

Prania e këtij peshkaqeni të bardhë në ujërat australiane ka shkaktuar një frikë të jashtëzakonshme, pasi në muajin prill të këtij viti si pasojë e një sulmi nga një peshkaqen humbi jetën 17-vjeçarja Laeticia Brouwer.