Motra e Cristiano Ronaldos ka pikturuar portretin e familjes në restorantin e nënës së saj. Ylli 33-vjeçar i Juventus, tregoi veprën e artit para debutimit të tij në Serie A kundër Chievos, që do të luhet ditën e shtunë.Në pikturë shihet Ronaldo me dy motrat e tij Katia dhe Liliana, vëllai i tij Hugo me nënën Dolores dhe babai i ndjerë në të djathtë pranë tyre.

Kjo pikturë është bërë në murin e restorantit të ri të nënës së tij, “Casa Aveiro”, në Brazil. Piktura është e rrethuar me dritë që të tërheqë vëmendjen e çdo klienti.Sulmuesi portugez e postoi në profilin e tij në “Instagram”, për 139 milionë ndjekësit, të cilët nuk kanë nguruar ta komentojnë dhe pëlqejnë."Casa Aveiro nga Dolores, një tjetër punë e përfunduar nga motra ime @katiaaveirooficial, me mbështetjen e nënës sime të dashur @doloresaceirofficial Jeni të mirëpritur @casaveiro".

Motra e tij Katia, ka publikuar fotografi dhe video të restorantit të ri në profilin e saj në “Instagram”. Dolores vendosi të hapë këtë biznes të ri pas suksesit të restorantit të tyre të parë që kanë në ishullin Madeira. Pranë zonës do të vendosë statujën e tij për të tërhequr turistët.