Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka mbyllur pushimet malore në Kosovë. Prej ditësh, kreun e shtetit e kemi parë të promovojë bukuritë natyrore të Prevallës, ndërsa përmes Facebook-ut ai thotë se ka kaluar plot 12 ditë të bukura me familjen.

Në fotot familjare të shpërndara nga Presidenti, ai shfaqet në krahë të bashkëshortes, Monika Kryemadhi, njëherësh kryetarja e LSI-së.

Që kur rrugët e tyre politike u ndanë, ishte Monika ajo që vendosi t’i rrijë larg Presidentit e të mos përzihet në punët e tij. Për një vit shfaqjet e tyre në publik kanë qënë shumë të rralla, sa vendin e Zonjës së Parë e zuri vajza e tyre e madhe. Por në këto ditë vere, ata të dy kanë gjetur kohë të pushojnë me njëri-tjetrin.

"Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë.12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit", shkruan Meta.