Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vizitoi Amerikën javën e kaluar, ka arritur të fotografohet me gruan më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara, Ivanka Trump.

Thaçi ka bërë dy fotografi me Ivanka Trumpin, që punon si këshilltare në Shtëpinë e Bardhë.

Fotografitë janë realizuar teksa që të dy po merrnin pjesë në Lutjet e Mëngjesit, në Uashington, nën patronazhin e presidentit Trump.