Princi i Arabisë bleu pikturën e Krishtit për 450 milionë dollarë

Postuar: 07/12/2017 - 23:05

   Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, është blerësi i një pikture të Leonardo da Vincit, që u shit në ankand për një shumë rekorde prej 450.3 milionë dollarësh amerikanë, muajin e kaluar.

Lajmin e kane zbuluar shërbimet sekrete amerikane.

Zbulimi për blerësin e pikturës së Jezus Krishtit, e titulluar "Salvador Mundi" (shqip: "Shpëtimtari i botës"), ofron një pasqyrë të rrallë të një rivaliteti brenda dy vendeve të Gjirit Persik, për blerjen e disa prej kryeveprave të artit botëror.

Princi Bader bin Abdullah bin Mohammed, një figurë më pak e njohur dhe kushëri i largët i Princit të Kurorës, ka ofruar më së shumti para në ankandin e mbajtur në nëntor në Nju-Jork, ka thënë figura saudite e artit botëror, duke theksuar se "ai ka vepruar si ndërmjetës për MBS".

"Është fakt se kjo blerje është bërë nëpërmjet një ndërmjetësi", ka thënë ky person, raporton The Wall Street Journal.

Zbulimi se Princi i Kurorës është blerës i portretit shumë të dëshiruar të Jezus Krishtit - piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand - ka zbardhur një prej mistereve më të mëdha të botës së artit.

Dhe, ai është bërë në një kohë të papërshtatshme për udhëheqësin 32-vjeçar saudit, i cili po përpiqet ta paraqesë veten si reformator, i vendosur për të çrrënjosur korrupsionin në mbretërinë e pasur me naftë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kur vjen fjala tek paraqitja e jashtme, personazhet e njohur duket se nuk kursehen aspak dhe gjithmonë zgjedhin veshjet më të bukura q

   "Shihni si më ka katandisur, shihni si është fytyra ime tani".

   Sot është një ditë festë në familjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

  Banorët e qytetit kinez Harbin, kanë qenë dëshmitarë të fenomenit të pazakontë në qiell.

Kirurgjia plastike është kthyer në një trend.

Disa pyetje janë shumë të sikletshme sidomos kur ia drejtoni ato një beqari për të cilat ai mund t'iu urrejë më pas.

Furça e dhëmbëve duhet lagur para apo pasi të vendosni pastën? E keni menduar ndonjëherë si duhet në fakt?

Një pasagjere është filmuar duke tharë të brendshmet e saj në ventilatorin e një aeroplani gjatë një fluturimi në Moskë. 

Futbollisti i Real Madrid ka treguar se ka një zemër të madhe e të bardhë.