Sipas studimeve, më shumë se 50% e femrave instinktivisht kanë refuzuar lidhjet me meshkujt më të shkurtër se vetë ato. Por kjo gjë do të pengonte vetëm 25 për qind të meshkujve, gjë që është rezultat i stereotipave seksuale.

Femrat përgjithësisht në vend të parë i vënë meshkujt të cilët janë më të gjatë se ato. Pra, ky mund të jetë kriteri për shkak të të cilit heqin dorë nga marrëdhënia.

"Teoria e psikologjisë evolutive na thotë që njerëzve u pëlqejnë partnerët të cilët janë të ngjashëm, por megjithatë, ky nuk është rregull që mbizotëron në pikëpamje të gjatësisë, posaçërisht tek femrat", thotë Michael Emerson nga instituti Rice's Kinder.

Për femrat me rëndësi është që mashkulli të jetë më i gjatë që në mënyrë të nënvetëdijshme të kenë ndjenjën e mbrojtjes, por që edhe të ndihen më femërore.