Pse nuk mund të flemë mirë kur ndërrojmë vend?

Postuar: 07/12/2017 - 20:55

   Nëse flini në hotel, te miku ose në ndonjë vend të ri, gjasat janë të mëdha që të keni probleme me gjumë.

Kur flemë në vend të ri, truri “vendoset” në gjendje “mbijetese” dhe përjashtohet vetëm njëra gjysmë e tij, derisa hemisfera tjetër qëndron zgjuar dhe në kujdes.

Shkencëtarët nga Universiteti Brown, që kanë studiuar këtë fenomen, thonë se në këtë gjendje reagojmë ndaj çdo zëri të panjohur.

Shkencëtarët më herët kanë zbuluar sindromën e natës së parë, FNE (First-Night-Effect), por nuk ishin në dijeni se si funksionon saktë.

Profesoresha Masako Tanaki dhe kolegët e saj kanë vazhduar studimin për të gjetur arsyen.

Në xhirimin e trurit është treguar arsyeja asimetrike e fjetjes: njëra është hemisfera e zgjuar dhe tjetra e cila fle. Hemisfera gjysmë e zgjuar reagon edhe ndaj stimujve të jashtëm.

Në këtë mënyrë flenë kafshët, ndërsa te zogjtë dhe gjitarët e detit është gjetur se njëra hemisferë fle, ndërsa tjetra është si roje e natës.

Balenat dhe delfinët janë shumë të ndjeshëm ndërsa flenë, dhe hemisferat e trurit të tyre flenë në mënyrë alternative.

Masako thotë se “truri ynë mund të ketë një përbërje miniaturë, si balenat dhe delfinët”, transmeton KosovaPress.

Me këtë njohuri, shkencëtarët që studiojnë gjumin, mund të gjejnë mënyrën e “përjashtimit” të këtij mekanizmit, që do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për njerëzit, të cilët udhëtojnë shpesh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një mësuese është akuzuar për marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilin e ka takuar gjatë punës vullnetare në një kishë.

   Paraqiste raporte mjekësore me diagnozë dhimbje shpine, por merrte pjesë në turne tenisi.

Një burrë transgjinor ka lindur një fëmijë të shëndetshëm, pesë vite pas fëmijës së parë që e bëri kur jetonte si femër.

Jemi  në stinën e ftohtë të dimrit dhe shumë prej nesh duhet të mendojë se si të mbajë trupin sa më ngrohtë.

Jetojmë në epokën e internetit dhë të teknologjisë së zhvilluar, e shumica e njerëzve në botë e kanë telefonin pjesë të pandarë të jetës.

   Një 6-vjeçar ka fituar rreth 11 milionë dollarë vitin e kaluar thjesht duke i bërë recension lodrave në kanalin e tij në Youtube.

   Prej më shumë se 20 vitesh i mungon skenës shqiptare. Sot, Burbuqe Rada, ka një tjetër profesion, shumë larg muzikës.

   Një grua është përshkruar si shumë fatlume pasi ka shpëtuar nga dallgët e forta të detit, ku u zhyt për të shpëtuar qenin e saj.

   Një grua e cila u përdhunua gjatë kohës që ishte e dehur, ia tregoi ngjarjen bashkëshortit të saj, por analiza e ADN-së zbuloi se auto