Sipas “Independent”, gjysma e punonjësve që nisin një punë të re, krijojnë përshtypje të para negative.

Shkuarja me vonesë në punë, veshja e rrobave të pahijshme dhe goditja e makinës së kolegut në parking janë disa nga gabimet më të mëdha që bëjnë punëtorët në ditën e parë të punës.

Hulumtuesit kanë anketuar 3,000 punëtorë dhe kanë zbuluar se gjysma e tyre kanë krijuar përshtypje të keqe pasi kanë filluar një punë të re.

Disa prej tyre, në ditën e parë kishin kuptuar se kishin bërë zgjedhje të gabuar të rrobave, disave iu është derdhur çaji në rroba, e disa të tjerë kanë thënë diçka të pahijshme për shkak të stresit dhe emocioneve.

Në total, 95% e të anketuarve thanë se është e rëndësishme të krijosh përshtypje të mirë në ditën e parë të punës, ndërsa 82% e tyre besonin se është hap pozitiv nëse bën një zgjedhje të mirë të veshjes.