Nuk ka dyshim se Kim Kardashian me ditë të tëra i planifikon daljet dhe përgatitjet e saja për parakalimin në tapetin e kuq.

Dhe derisa fytyra e saj gjithmonë duket mahnitëse falë artistit të makijazhit, Mario Dedivanovic, shqiptari i njohur ka treguar se puna e tij ka të bëjë me gjithë fizikun e yllit të famshëm.

Artisti shqiptar i makijazhit e ka fatin ta prekë Kimin Ai i ka publikuar disa imazhe ku tregonte për rregullimin që i kishte bërë 36-vjeçares për pjesëmarrjen në evenimentin e MTV VMA.

Si pjesë e punës së tij, stilisti nga Mali i Zi i ka prekur edhe zonat më intime të Kim.

Në fotografi, ai shfaqet duke u kujdesur për këmbët e bukuroshes, të pasmet dhe për zonën intime.

“Desha të shpërndaja disa fotografi nga prapaskena e dukjeve të mia të preferuara që kemi bërë në vitin 2016”.

Punë e rëndë…
“Këtu mund të shihni paksa nga ajo që ndodh në realitet para një daljeje në tapetin e kuq. Kur një femër ka nevojë për makijazh trupor, unë duhet të punoj. Punë e vështirë”,
ka thënë ai me shaka.