Quajnë vajzën "Blu", telashe për prindërit e vogëlushes

Postuar: 22/05/2018 - 15:15

Prindërit e një vajze një vjeç e gjysëm, kanë quajtur të bijën "Blu" dhe për këtë janë thirrur në prokurorinë e Milanos për të korigjuar çertifikatën e lindjes, shkruan tgcom.

Në rast mosparaqitjeje, do të jetë gjykatësi ai që do të vendosë emrin e vogëlushes, referuar ligjit italian sipas të cilit "emri i fëmijës duhet të korespondojë me gjininë e tij".

Në letrën e thirrjes nga gjykata shkruhet: "Duke marrë parasysh që bëhet fjalë për një emër modern, lidhur me termin anglez Blu dhe nuk mund t'i përshtatet një personi të seksit femëror, çertifikata e lindjes duhet korigjuar, duke i vënë një tjetër emër të gjinisë femërore, i cili mund të zgjidhet nga prindërit gjatë seancës gjyqësore."

Babai i vogëlushes, Luca rrëfen:"Nëse të enjten nuk do të kemi një emër, atëherë do të jetë gjykatësi ai që do t'ia vërë emrin vajzës sonë. Kur i vumë emrin vajzës, na lajmëruan që ekzistonte mundësia të dilte një problem i tillë, por çdo vit, sipas të dhënave të Istat (Instituti i Statistikave Italiane), ka afërsisht 7 vajza me këtë emër. Nuk e prisnim që do të na duhej t'i ndërronim emrin vajzës pas një viti e gjysëm, kur tanimë edhe vajza e di që quhet Blu dhe kjo është e shkruar kudo."

Çifti do të përpiqet të bindë gjykatësit, me statistika në duar, që emri përdoret gjerësisht tek femrat. Sipas të dhënave, në Itali në 2016n kishte 6 vajza me emrin Blu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rusia ndez alarmin e kuq për mungesë birre, pijen e preferuar të tifozëve në këtë Kupë Bote.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Rochester, Nebraska-Linkoln dhe Notredame marrëdhënia mes vëllezërve dhe motrave i mbron fë

   Ky është momenti tronditës kur një vajzë hyri pa ftuar në dasmën e të dashurit të saj me një grua tjetër, duke ecur drejt altarit.

   Brejtësit e tërbuar kanë bastisur bankomatin e një banke në Indi, duke ngrënë mijëra dollarë kartëmonedha.

   Një incident gjatë lojës se kriketit, ka zbuluar sëmundjen e kancerit.

  Janë bërë shpesh virale në rrjetet sociale videot e prezantueseve të motit nëpër botë të cilat shfaqen super seksi.

   Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka publikuar në rrjete sociale një foto mjaft të ëmbël nga pushimet e saj.

   Ish-presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva, që më 7 prill është çuar pas hekurave të burgut, me një dënim 12 vjet në Coritib

   Gjithnjë e më shumë meshkuj vendosin që pas martesës të mos mbajnë unazë dhe ndër ta janë edhe meshkujt më të fuqishëm të botës

   Kapelja që mbante Napoleon Bonaparti në betejën e Vaterlosë është shitur për 400 mijë dollarë në një ankand në Lyon të Francës.