Një nga restorantet e famshme në Richmond të Britanisë, “Caffe Mamma” rrezikon të humbasë licencën dhe të mbyllet për shkak se mban në punë punonjës të paligjshëm.

Gjatë kontrollit nga oficerë të emigracionit më 9 shtator, në restorant u gjet një shqiptar që punonte në të zezë dhe pa leje qëndrimi, njoftojnë mediat vendase.

Shqiptari është arrestuar dhe tani do t’i nënshtrohet deportimit në atdhe.

Ndërkohë pronarit të restorantit i është dërguar një njoftim nga ana e Ndëshkimit Civil për punësimin e një punonjësi të paligjshëm, si dhe një gjobë maksimale prej 20 mijë paund.

Për të mbrojtur pronarin Jose Mendes dhe stafin e tij, një banor i zonës i shkroi Këshillit: “Ata janë një grup i vendosur, i qëndrueshëm dhe i këndshëm”.