Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Ajo u prit në aeroport nga gazetarë dhe fansa, por këngëtarja nuk u prononcua.

Rita Ora do të performojë sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Ajo do të ketë edhe një takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj.