Robert Berisha thyen heshtjen: Me Tunën s'dua të takohem më kurrë

Postuar: 25/05/2018 - 21:03

   Lajmet që Tuna dhe Nora nuk shkojnë me njëra-tjetrën, kanë kohë që qarkullojnë në media, por këtë pasdite, më në fund, këtë e konfirmoi edhe Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit. Dyshimet rilindën pas ditëlindjes së parë të Tianit, ku ra në sy mungesa e xhaxhait të tij, Robertit, por edhe Norës. Lajmet rinisën “pse mungoi Nora Istrefi?”

Përgjigjen pyetjes ia dha sot Roberti nga “Rudina”. Edhe pse u mundua ta justifikojë sërish mungesën e tij dhe të Norës në ditëlindjen e parë të Tianit, ai vendosi të flasë, më në fund. Pasi Rudina e pyeti nëse takohen me Tunën, Roberti mohoi, por me një përgjigje që nuk pritej: 

“Me Tunën jo dhe, po e them për herë të parë këtu tek ju, në respekt të programit tuaj. Me Tunën as nuk dua të takohem më” – tha Roberti prerë. Habisë së Rudinës dhe të gjithë publikut që e dëgjoi, Roberti i detyrohej një justifikim.

Sipas tij, Nora nuk ka pasur kurrë probleme me showbiz për të gjitha vitet e karrierës së saj. Ajo ka shkuar gjithmonë mirë me të gjithë në 15 vite karrierë dhe ka shumë fansa. Tuna, nga ana tjetër, ka probleme me të gjithë: “Tuna ka probleme me të gjithë, të gjithë janë gabim, vetëm ajo është në rregull… I kërkoj shumë falje Patrisit, por për të dhe për Tianin, edhe jetën e jap. Më vjen keq që i mungova në ditëlindjen e Tianit dhe po ashtu më vjen keq që do t’i mungoj në të gjitha ditëlindjet që do të vijnë…” – tha Roberti duke shtuar se do që pas këtij programi, të marrin fund një herë e mirë thashethemet. Ai, Patrisi dhe Tiani do të takohen gjithmonë, por Tuna nuk do të jetë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Rekord i ri në sistemin tonë diellor.

   Gjatë botërorit 2018 ish banorja e Big Brother, Rike Roçi, ka qenë pjesë e paneleve në emisionin sportiv në Top Channel. 

   Arkivoli prej ari i një gruaje e cila u varros me bizhuteri të çmuara është hapur në Trinidad, pas frikës se grabitësit e kishin vënë

   Një peshkaqen ka kafshuar dy fëmijë në bregdetin e Nju Jork.

   Ajo kurrë nuk nguron të flasë me “gjuhën” e trupit.

   “Burberry”, marka luksoze britanike e modës, ka shkatërruar rroba të pashitura, aksesorë dhe parfume me vlerë 28.6 milionë paundë, ose

   Një burrë ka humbur jeten pasi konsumoi ne nje restorant midhje.

Kampionati Botëror "Rusi 2018" përveç emocioneve të futbollit solli edhe shumë reklama për bastet sportive.

Michael Veley, turist amerikan dhe i sëmurë me kancer zgjodhi Venecian si udhëtimin e tij të fundit në këtë jetë, gjatë të cilit i vodhën

Zonja e Parë, Melanie Trump duket se ka përjetuar diçka të pakëndshme kur është takuar me presidentin rus Vladimir Putin.