“Ronaldo Day”, pritja e “goditjes së shekullit”, si të ishte kryetar shteti

Postuar: 15/07/2018 - 17:06

   Torino i jep fund pritjes “së shekullit” për atë që konsiderohet prej ditësh nga mediet sportive si “goditja e shekullit”.Me përjashtim të ndonjë ndryshimi programacioni të minutës së fundit, gjë që duhet pasur parasysh për shkak të madhështisë së personazhit, Cristiano Ronaldo do të zbarkojë mëngjesin e së hënës në tokën torineze, me destinacion Juventusin.

“Ronaldo Day” pritet të jetë njësoj si të ishte një ditë zbarkimi në Hënë. Mes tifozëve ka një ankth të pazakontë dhe ngazëllim në të njëjtën kohë, për atë që do të mbetet e shkruar në librat e historisë.Gjithsesi do të jetë e vështirë të shohësh nga shumë pranë se nga ç’lëndë përbëhet “marsiani” në fjalë, i cili si gjithmonë do të jetë i blinduar nga minuta e parë e deri tek e fundit e ceremonive.

I vetmi rast kur do të mund të vihej përballë adhuruesve të tij, ishte festa e programuar në “Allianz Stadium”, nga e cila Juventusi hoqi dorë.Dita në vijim do të jetë normale, si çdo ditë tjetër që i rezervohet një të sapoardhuri në klub. Duke nisur nga vizitat mjekësore, te konferenca për shtyp, e prezantimi pa shumë ekzagjerime.

Megjithatë, në realitet, pritja për Cristianon do të ngjajë me pritjen e një kryetari shteti, duke parë planin e përpiktë të policisë, që kanë bërë përgatitjet prej disa ditësh. Dhjetëra agjentë do të vendosen nga aeroporti deri në ambientet e klubit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kim Kardashian pothuajse rrezikoi duke zbuluar pak më shumë se ç'duhet me veshjen fosforeshente seksi kur doli me miqtë për darkë.

   Kryeministri Edi Rama postoi pak ditë më parë një video në rrjetet sociale ku shfaqej te berberi.

   Një në tre planete jashtë sistemit diellor, që janë më të mëdha se Toka, përmbajnë ujë, thuhet nga studimi i ri që është kryer.

   Gjashtë fëmijët e tyre, biologjikë dhe të birësuar, kanë qenë gjithmonë më të rëndësishmit në jetën e tyre.

   Fati mund të tregohet bujar me dikë, por jo të gjithë dinë ta vlerësojnë.

   Rreth dy milionë vetë kanë marrë pjesë në anketimin në internet, që nisi më 4 korrik dhe u mbyll më 16 gusht.

   Një martesë, lidhja e një çifti të ri është kurorëzuar në Amfiteatrin e Durrësit.

   Pasi arriti të fitonte betejat me gjykatat, ku iu kthye edhe liria, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tashmë shfaqet i qetë duke

   Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është bërë shpesh pjesë e shtypit edhe për jetën e saj private.

   Teleskopi Hapësinor Hubble ka kapur një nga pamjet më të mëdha panoramike të universit, njoftoi agjencia hapësinore amerikane NASA.