I njohur publikisht për bindjet e tij të djathta, rreperi i njohur shqiptar Stresi, nuk ka munguar as në protestën e kësaj të shtune të organizuar nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës.

Arkimed Lushaj është parë aktiv si në protestën para Kryeministrisë, dhe më pas te Ministria e Brendshme. Kamerat e kanë fiksuar në vijën e parë të protestuesve.

Ndërkohë në një reagim në "Facebook", Stresi shpreh keqardhjen për lëndimin e efektivëve të policisë, duke deklaruar se qëllimi i protestës nuk ka qenë ky por kontestimi i qeverisë.

"Do jem gjithmone besnik deri ne dhe idealeve te mia!!! Miq te dashur missioni im dhe i shokve te mi ka qen qe asnje prej oficerave te policis te mos goditet dhe pse ata na goditen disa prej protestuesve. Jemi kundra dhunes ndaj policve sepse jan djem e vajza nenash si ne . Ndaj ju lutem stop prapagandave ne jemi njerzor por jo socialista", shkruan Stresi.