Dasma e moderatorit të njohur, Ledion Liço me trashëgimtaren e pasur të TOP MEDIAS, Sara Hoxhën është një ndër ngjarjet më të komentuara ditët e fundit dhe kjo me të drejtë pasi është konsideruar si ‘’dasma e vitit’’.

 Organizimi i saj, i cili iu besua një prej kompanive më prestigjioze të organizimit të dasmave përtej detit, ''Lake Como Wedding'', ishte thjesht i mrekullueshëm dhe kjo gjë u vu re tek të gjitha fotografitë që qarkulluan e vazhdojnë të qarkullojnë në rrjete sociale, që prej të shtunës mbrëma. 

E sigurisht një vëmendje kryesore mori edhe veshja e të gjithë të pranishmëve, ku si rrallëherë më parë u vu re një lloj dress code ku mbizotëronte e kuqja, e zeza dhe roza pastel. Por si u vesh motra e madhe e Sarës, blogerja e famshme e cila dallohet për stilin e saj të pagabueshëm? 

Lori na befasoi të gjithëve me zgjedhjen e saj. Ajo ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram  duke pozuar në shkallët e hotelit luksoz Cernobbio në Como në Itali, ku shfaqet e veshur me një kostum të kuq mashkullor, ashtu siç askush nuk e priste, i cili mban firmën e “Dolce Gabbanna”-s. 

Sigurisht që pamja e saj duhej të kompletohej edhe me aksesorët e duhur si çanta, këpucët dhe vëthët po në ngjyrë të kuqe. Sipas faqes ''What they Wearin’’ kostumi ka kushtuar plot 2.950 Euro, ndërsa këpucët 725 euro.

Një shifër marramendëse për shumë persona, por e denjë dhe aspak "tmerruese" për një prej trashëgimtareve më të mëdha në vend. Zgjedhje guximatare apo jo? Po ju do të guxonit të shkonit me pantallona dhe xhaketë tek dasma e motrës ose vëllait?/lLiving