Vetëm pak muaj më parë u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, që i mori jetën brenda pak kohe.

Por ajo që e bën edhe më të dhimbshme vdekjen e një 37-vjeçareje italiane, Minella Silotto është fakti se për një muaj do të martohej.

E ndihmuar nga ai që do të bëhej bashkëshorti i saj, ajo e përballoi me kurajo sëmundjen, por në fund nuk ia doli në betejën me vdekjen.

Njerëzit e saj më të afërt, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit.