Banorët e qytetit kinez Harbin, kanë qenë dëshmitarë të fenomenit të pazakontë në qiell.

Bëhet fjalë për fenomenin e tre diejve, ku kristalet gjashtëkëndore reflektojnë dritën e diellit, duke bërë që nga qielli të reflektojnë edhe dy diej të vegjël.

Që fenomeni të zgjasë kaq shumë, presioni atmosferik duhet të jetë i qëndrueshëm, temperatura e ftohtë dhe duhet të ekzistojë sasia e duhur e grimcave të akullit dhe reve.