Realizohet një hundë elektronike, në gjendje të nuhasë praninë e qenieve njerëzore duke u bazuar te gazrat që dalin nëpërmjet frymëmarjes dhe lëkurës.

E përbërë nga një grumbull mikroçipësh të vegjël, mund të montohet nëpër robotë dhe dronë që mund të përdoren në vend të qenve të shpëtimit në kërkim të të mbijetuarve nën orteqe apo rrënojat e tërmeteve.

Zbulimi i kësaj pajisjeje është publikuar në revistën shkencore ”Analytical Chemistry” nga studiuesit e Politeknikut të Zyrihut. Testet e zhvilluara nga Universiteti i Innsbruckut tregojnë se hunda elektronike arrin të gjejë persona të bllokuar në ambiente të mbyllura./ATA/