Velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kevina Kthella, është kthyer në një nga vazjat më të komentuar në media, për shkak të formave trupore tepër joshëse dhe veshjes së saj provokuese.

Kësaj here në “kthetrat” e bukuroshes bionde, ka përfunduar, portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Një “flirt”, i tyre në Instagram, ka bërë që të lindin dyshime, për një lidhje mes Strakoshës dhe velinës.

Gardiani i Lacios, i ka komentuar me një emoji me syte në formë zemre, bukuroshes seksi në një nga fotot e saj, ndërsa ajo i’a ktheu me një puthje.

Në një prononcim të shkurtër për “Xing.al”, Kevina ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet, duke deklaruar se me portierin shqiptar ka vetëm raporte miqësore dhe asgjë më shumë.