Familjarët paguajnë striptiste të cilat bëjnë kërcime erotike përpara të ndjerit, kjo sepse besohet se pjesëmarrja e lartë në funerale ndihmon në nderimin e të vdekurve, u sjell atyre fat dhe u siguron atyre një udhëtim të lumtur për në botën e përtejme.

Gjithashtu kinezët duke paguar aktorë, këngëtarë, komedianë dhe striptistë për të argëtuar vajtuesit, cilësohet si një mënyrë për të treguar mirëqenien e shumë familjeve në këto zona.

Mirëpo, qeveria kineze ka nisur një luftë për t’i dhënë fund kësaj tradite, duke ndaluar shfaqje të tilla nëpër ceremonitë mortore, pasi e cilëson  këtë gjë si një prapambetje kulturore.

Autoritetet kanë vënë në dispozicion numra të posatshëm telefoni për të raportuar raste të tilla, madje për ata që raportojnë ka edhe shpërblime të majme financiare.