Studimi i fundit: Të rinjtë, gjithnjë e më budallenj

Postuar: 13/06/2018 - 11:03

Të rinjtë po bëhen gjithnjë e më budallenj. Koeficientet e inteligjencës kanë filluar të bien me nga shtatë pikë për gjeneratë, në një tendencë që sipas shkencëtarëve, është shumë shqetësuese.

Sipas një studimi, rënia prej shtatë pikësh për gjeneratë, besohet se ka nisur me të lindurit në 1975-n.

Rënia shënon fundin e një trendi, të njohur si efekti Flynn, që ka parë që koeficienti mesatar i inteligjencës të rritet për 60-70 vitet e kaluara, me nga tre pikë në një dekadë. Shkencëtarët e kanë cilësuar rezultatin impresionues, por në të njëjtën kohë edhe shqetësues.

Rënia vjen edhe për shkak të një ndryshimi në teknikën në të cilën gjuha dhe matematika mësohet në shkolla, sugjerojnë shkencëtarët.

Faktor tjetër është edhe shpenzimi i më shumë kohe në mjetet teknologjike nga ana e njerëzve, që tani duket se i kanë kthyer shpinën librave.

Studime të mëparshme pranonin rënien e koeficientit të inteligjencës, por e vendosnin zanafillën e fenomenit në kohën e ndërrimit të shekujve. Zbulimet e fundit vijnë pasi shkencëtarët zbuluan në dhjetor 2017, se ngrënia e rregullt e peshkut, përmirëson inteligjencën e fëmijëve dhe i ndihmon ata të flenë më mirë.

Shkencëtarët zbuluan se fëmijët nga 9 deri në 11 vjeç, që konsumojnë peshk të paktën një herë në javë, kanë një koeficient inteligjence të paktën 5 pikë më të lartë krahasuar me të tjerët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vitet nga 2018 deri në 2022 do të jetë edhe më të nxehta nga se parashikohej nga modelet klimatike, sipas një studimi të publikuar sot që

Çiftet jo gjithmonë janë të lumtur në jetën e tyre dashurore.

   Të gjithë e njohim Madonna-n, këngëtarja e cila theu shumë tabu.

   Karakteri i një personi është shumë i vështirë për t’u kuptuar, kështu që sjelljet tona të përditshme tregojnë shumë detaje.

   Zonja e Parë e SHBA po numëron ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin presidentit amerikan, Donald Trump.

   Një burrë ka fluturuar me një avion të vogël drejt shtëpisë së tij për të vrarë gruan dhe djalin.

   Ministri i Peshkimit të Norvegjisë ka dhënë dorëheqjen pasi ka shkelur protokollin e sigurisë gjatë pushimeve në Iran me të dashurën e

   Nuk ka dyshim se Kim Kardashian me ditë të tëra i planifikon daljet dhe përgatitjet e saja për parakalimin në tapetin e kuq.

   A e kishit imagjinuar ndonjëherë një “James Bond” me ngjyrë”?!

   Ka trashëguar shtëpinë e gjyshit, por kjo nuk ishte surpriza e vetme për një të ri amerikan.