Stuhia diellore do të godasë tokën, mund të mbetemi pa energji

Postuar: 13/03/2018 - 22:52

   Një stuhi e madhe diellore i është drejtuar Tokës dhe me shumë gjasa mund ta godasë që nesër. Ajo mund të shkatërrojë satelitët, të prishë furnizimin me energji elektrike dhe do të japë një shfaqje mahnitëse të dritave veriore.

Ajo u krijua javën e kaluar nga një shpërthim i madh në atmosferën e diellit dhe grimcat e ngarkuara nga ky shpërthim tani janë rrugës drejt planetit tonë.

Ardhja e stuhisë diellore përkon me formimin e “çarjeve të ekuinoksit” në fushën magnetike të Tokës, të cilën disa shkencëtarë besojnë se ndodhin çdo vit rreth ekuinoksëve të 20 Marsit dhe 23 Shtatorit.

Këto çarje dobësojnë mbrojtjen natyrore të planetit tonë kundër grimcave të ngarkuara dhe mund të lënë fluturimet dhe sistemet GPS të ekspozuara ndaj stuhisë.

Grimcat magnetike të ngarkuara nga stuhia diellore mund të ndërhyjnë me makineritë në orbitën e Tokës, si dhe në sipërfaqen e planetit, të tilla si sistemet GPS apo edhe sinjalet radio. Ato gjithashtu mund të kërcënojnë linjat ajrore duke turbulluar fushën magnetike të Tokës. Por mund të krijojnë edhe shkëndija elektrike që mund të djegin aparaturat që sigurojnë furnizimin me energji. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Linus Phillip u vra nga policia në Largo të Floridas, pasi ai u përpoq t’iu ikte oficerëve.

Në sheshin dhe kalatat e portit të Durrësit janë xhiruar disa nga skenat e filmit artistik “Balkan Blood”.

Nadinne Bruna, një modele e famshme Instagrami, prej kohësh donte që të ndryshonte ngjyrën e syve të saj, mirëpo kjo i ka kushtuar rëndë.

Duket si një derë e zakonshme por askujt nuk ia kishte marrë mendja se pas saj gjendet e paimagjinueshmja!

Jeremy Meeks është bërë i njohur si 'krimineli më i bukur në botë'.

Këngëtarja Shania Twain ka zbuluar se është abuzuar seksualisht dhe fizikisht nga njerku i saj gjatë fëmijërisë.

   Të vegjlit “Në kurthin e Piter Pan”, e mbuluan me komplimente këngëtaren Eli Fara, e madje pati nga ata që edhe e cilësuan si

   Dukesha e Kembrixhit ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një djalë, pikërisht në ditën e “St George”.

   Aktori i famshëm Ben Affleck njihet për zemërgjerësinë e thjeshtësinë e tij.

   Viktor Tahiraj është një prej këngëtarëve më të njohur të viteve ’90.