Një studim i kryer mbi 20 mijë persona në SHBA, Britani të Madhe dhe Zelandë të Re, ka vërtetuar se suksesi i njeriut është i shkruar në genet e tij.

Falë këtij studimi i cili është publikuar në revistën shkencore amerikane "Pnas", janë dalluar një grup genesh që ndikojnë pikërisht në arritjen e suksesit të një personi.

Sigurisht që vetëm ato nuk mund të bëjnë mrekulli, por ekspertët thonë se japin një shtysë mjaft domethënëse në përmbushjen e objektivave dhe ambicieve, pavarësisht kontekstit social.

Gjurma e tyre vihet re që në fëmijëri, tek aftësia për të lexuar më herët dhe rezultatet e larta në shkollë. Sipas studiuesve, genet e suksesit ndikojnë si të ishin një motor nxitës dhe rezulatet dallohen tek ata që e kanë këtë kombinim, rezultate të cilat ndryshojnë edhe nga aftësitë e vëllezërve apo prindërve.