Ditën e sotme disa nga portalet e huaja shkruan se aktori i njohur Sylvester Stallone kishte ndërruar jetë. Këto lajme sigurisht që kanë revoltuar familjarët e tij, ku i vëllai ka reaguar duke i quajtur gazetarët “të sëmurë dhe të çmendur”.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, Frank Stallone saktëson: “Thashethemet se vëllai im është i vdekur janë të rreme, çfarë lloj i mendjes së keqe mendon për gjëra të tilla si kjo për të postuar?”.

Kjo nuk është hera e parë që mediat shkruajnë se aktori Stallone ka ndërruar jetë. Në vitin 2016 në rrjetet sociale u publikua lajmi, i cili pretendonte se Stallone ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij Los Angelos.

Ndërkohë vlen të theksohet se aktori i famshëm është gjallë dhe gati për të shijuar suksesin e filmit të tij më të ri, “Creed 2”.