Dy shtetas koreano-veriorë, nënë e bir janë takuar me njëri-tjetrin për të parën herë pas 68 vitesh.

92-vjeçarja Lee Keum-seom priti gjithë jetën që ta shihte sërish djalin e saj, me të cilin ishte ndarë për shkak të luftës koreane, e kishin mbetur secili në anën tjetër të zonës së çmilitarizuar.

Historia emocionues e takimit të rrallë ka pushtuar vëmendjen e medieve botërore. “As nuk e mbaja mend më si dukej djali im. Në kohën e ndarjes sonë, ai ishte 4 vjeç. Tani i ka kaluar të 70-at. Doja kaq shumë ta përqafoja”, tha Lee Keum-seom, nëna e tij.

Lee ishte shumë nervoze përpara momentit të ribashkimit me të birin. “Po për çfarë do ta pyes?”, thoshte ajo. “Nuk di çfarë t’i them. Por dua të di nëse i ati i ka treguar për mënyrën sesi ndodhi ndarja jonë, apo shtëpinë që kishim dikur”.

Të dy shpërthyen në lot kur u panë sy më sy dhe u përqafuan.