"Biblioterapi" është terapia e re, mbase dhe e vjetër e cila po gjen çdo ditë më shumë përdorim të gjerë në botë për qëllime terapeutike.

Ky term është përdorur për herë të parë në vitin 1916, në artikullin “Një klinikë letrare” të “Atlantic Monthly”.

Gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë të gjithë është të lexojmë, nuk ka nevojë për veshje të posaçme, për përgatitje, palestra, organizim të lodhshëm kohe.

Bagster i cili drejtonte një Kishë thoshte se leximi rekomandohej për vlerat shëruese. "Biblioterapia është një shkencë e re, Një libër, – arsyetonte ai, – mund të jetë stimulant ose sedativ, mund edhe të ngacmojë. Mund të jetë shurupi qetësues ose mustarda që djeg. Ai, me pak fjalë zgjon dhe përçon jetë të re në dejet tona".

Sot “Biblioterapia” ka marrë forma të ndryshme, duke nisur nga kurset e literaturës në burgje, e deri te grupet e leximit për të moshuarit që vuajnë nga demenca.

Ndonjëherë do të thotë seanca për ata që janë shkëputur prej kohësh e duan t’i rikthehen leximit, por mund të jetë mbase edhe më e thjeshtë sesa kaq. Mjafton vetëm të uleni e të lexoni, për të mirën e mendjes dhe shëndetit tuaj.