Në zonën e Xhamllikut në Tiranë është filmuar një video, ku një grua tenton të qëllojë me dërrasë një të moshuar, ndërsa ulëret dhe shan me fjalët më banale.

Por përse janë zënë? Qytetari që ka filmuar skenën ka shkruar për "JOQ.al":

"Jemi live nga Xhamlliku dhe po zihen për një dërrasë se kush ta marri më i pari nga koshi i plehrave.

"Finalja" ishte më e bukura, por mu fik telefoni për bateri, gruaja i ra me dërrasë kokës plakut.

Varfëria në ekstrem për dërrasa e mbeturina!".

(Videon mund ta shihni duke klikuar këtu.)