Termeti i fuqishëm që goditi Meksikën ditën e martë, ka shënuar qindra viktima, dhjetëra të humbur si dhe banesa të shkatërruara. Grupet e shpëtimit të shtetit meksikan po punojnë pa reshtur për të shpëtuar njerzit që janë nën rrënoja. Një ndër shpëtimtaret e angazhuara në këtë mision është edhe qeni Frida. Fatkeqësisht, qeni “Labrador” ka pasur shumë punë për të bërë kohët e fundit.

Deri më tani në karrierën e saj Frida ka arritur të shpëtojë 53 vetë, duke përfshirë 12 vetë në situata të rrezikshme për jetën pas tërmetit me magnitudë 8.1 që shkatërroi Oaxaca (qytet në Meksikë) më parë këtë muaj.

Tani, ajo nuk po resht së punuari duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës që vrau mbi 250 persona dhe plagosi më shumë se 2,000. Nuk dihet ende se sa persona  ka arritur të shpëtojë Frida në këtë herë, por është e sigurtë që ajo po përpiqet të bëjë më të mirën e saj. Frida punon për Njësinë e Marinës Meksikane (SEMAR).

Presidenti i Meksikës e ka falenderuar atë publikisht nëpërmjet një postimi në twitter këtë muaj: "Kjo është Frida. Ajo i përket SEMAR-it dhe ka ndihmuar të shpëtojë 52 jetë në fatkeqësi të ndryshme natyrore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ".