Një bionde e bukur, e cila në mediat ruse u përshkrua si tifozja më seksi e Botërorit, është identifikuar si një yll i filmave porno.

Fotot e vajzës e cila ishte veshur me një bluze të shkurter dhe me veshje tradicionale ruse shihej në tribunat e stadiumit Luzhniku në Moskë dhe është shpërndarë nga shumë media, përfshirë edhe agjencinë shtetërore të lajmeve ruse RIA – Novosti.

Bukuroshja është identifikuar më disa emra në filmat për të rritur si Natali Nemtchinova, Natalia Andreeva, Delilah G, Danica, Amanda, Asya dhe Annabell.

Duket se futbolli është një pasion i pornostares pasi ajo po ashtu është fotografuar duke festuar për Rusinë në Francë gjatë Euro 2016.