Sikur të mos mjaftonte vetëm problemi për të gjetur tokë të lirë për varre, këtij telashi i shtohet edhe problemi i mosmirëmbajtjes së varrezave.

Në qytetin e Elbasanit është evidentuar një problem i madh përgjatë sipërfaqes së varrezave: gjarpërinj dhe minj masivë që “bëjnë” festë nëpër varre.

Sipas qytetarëve, kjo vjen si shkak i neglizhimit të punëtorëve për të hequr barin dhe mospastrimin e kësaj hapësire.

Një qytetare ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Desha të ndaj një shqetësim që na mundon prej afro 2 vitesh, por dy muaj e fundit nuk është thjesht shqetësim, por tmerr! Në këtë Shqipërinë tonë të fëlliqur nuk mjaftojnë vetëm telashet dhe sikletet me të gjallët por edhe me të vdekurit.
Nuk shkohet dot në varrezat e qytetit të Elbasanit sepse bari po arrin lartësinë e pemëve.
Çdo muaj paguajmë persona që punojnë privatisht se bashkia nuk vë dorë në atë që është minimale: heqja e barit!
S’po gjejmë varret e të afërmeve tanë, u neveritëm duke parë gjarpërinj e minj gjithandej dhe ndërkohë punonjësit e bashkisë vetëm detyrën që nuk po e bëjnë.
Pastrojnë vetëm fasadën kryesore e kushedi ku shkojnë gjatë ditëve të punës, e si përfundim kusuret i heqim ne, të gjallët dhe të vdekurit!” /JOQ/