Është kthyer në një tragjedi të tmerrshme dita që duhej të ishte më e lumtura, kur nusja u vra me thikë nga bashkëshorti ditën e dasmës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bursa të Turqisë, ku 23-vjeçari Metehan Yurtoglu goditi 8 herë me thikë bashkëshorten e tij 22-vjeçare. Ata zyrtarisht ishin celebruar një javë më parë dhe po përgatiteshin për dasmën shkruan “Hurriyet”.

Krimi ndodhi në kuzhinën e shtëpisë ku ishin edhe shumë të ftuar që do të merrnin pjesë në dasmë, ndërsa arsyeja e sherrit mes të rinjve nuk dihet ende.

Gullu Yurtoglu ishte larguar nga shtëpia e të atit 4 muaj më parë, pasi familja nuk ia aprovoi fejesën me personin që më pas do ta vriste.

Autori i krimit dyshohet se ishte përdorues droge, ndërsa pasi vrau të shoqen u arratis, por u kap teksa fshihej në një fushë.