Trajnoheshin mes tyre për të hapur sa më shpejt dyert dhe kasafortat, ndërkohë që mallin e vjedhur nëpër apartamente dhe vila private e depozitonin në të njëjtin vend, para se ta nisnin drejt Gjeorgjisë.

28 persona kanë rënë në prangat e karabinierëve italianë, të akuzuar për 85 vjedhje në rajone të ndryshme të Italisë, të gjitha të realizuara duke përdorur teknikën e çelësit kopil.

Siç raportojnë mediet italiane, anëtarët e bandës së hajdutëve kishin hapur një ambient të tyrin, ku trajnoheshin për të përshpejtuar kohën e hapjes së kasafortave apo bravave të dyerve.