Ka trashëguar shtëpinë e gjyshit, por kjo nuk ishte surpriza e vetme për një të ri amerikan.

Kur ka hapur garazhin, ka zbuluar mes gjërave të mbledhura aty edhe një Lamborghini Countach LP5000S të vitit 1981, një Ferrari 308 GTS të së njëjtës periudhë dhe një makinë angleze të viteve 1950, me shumë mundësi një Singer Ninenty Roadster.

Kjo gjetje vlen sa një thesar, pasi Lamborghini i gjetur në garazh është pjesë e një koleksioni me vetëm 321 të tilla. Nëse ndodhet në kushte perfekte, arrin vlerën 400-500 mijë dollarë.