Një njeri që u bë i njohur për aftësitë e tij për të trajtuar gjarpërinjtë ka humbur jetën, pasi u kafshua nga një kobra.

Abu Zarin Hussin ishte një zjarrfikës që u bë i famshëm në tabloidet britanike. Ato e identifikuan gabimisht si një tajlandez që u martua me gjarprin e tij, të cilin e konsideronte si kafshë shtëpiake.

Jeta e tij mori fund kur u kafshua nga një kobra të hënën, gjatë një operacioni për të kapur gjarpërinjtë.

Sipas mediave lokale, 33-vjeçari që jetonte në Pahang i kishte mësuar kolegët e tij si të identifikojnë lloje të ndryshme gjarpërinjsh dhe mënyra si t’i kapnin pa patur nevojë që t’i vrisnin.

Gjithashtu ai kishte marrë pjesë në programin ‘Asia’s Got Talent’ ku guxoi të puthej me një gjarpër.