Princi Harry i ka kërkuar vëllait, Princit Uilliam të jetë shoqëruesi i tij në dasmën e pritshme. Në këtë mënyrë, ai duket se i kthen nderin, pasi vetë Herri ishte shoqëruesi i dukës së Kembrixhit në dasmën e tij në 2011.

Ceremonia e martesës së princit Harri me Megan Markle do të mbahet në kishën e Shën Xhorxhit në Uindsor, më 19 maj. Më shumë se 600 persona janë ftuar në ceremoninë me 1 mijë pjesëtarë të publikut që do të mund ta ndjekin atë nga afër në oborrin e kështjellës Uindsor. 200 të ftuar të tjerë, përfshirë edhe Spice Girls, janë ftuar në pritjen e ciftit, në mbrëmje.

Në një deklaratë të pallatit Kensington, thuhet: "Duka i Kembrixhit është i nderuar për kërkesën dhe pret me padurim të mbështesë vëllain në këtë ditë të rëndësishme”.