Të gjithë e njohim Madonna-n, këngëtarja e cila theu shumë tabu.

Këngëtarja e shumë hiteve si "La Isla Bonita", “Papa Don't Preach”, ka një vëlla Anthony Ciccole i cili ndonëse motrën e ka milionere, jeton rrugëve të Michiganit prej 7 vitesh.

Anthony ka pasur probleme me alkoolin dhe shpeshherë ka akuzuar të motrën se nuk kujdeset për të dhe se nuk i intereson nëse ai është gjallë apo jo.

Vëllai tjetër, Christopher së fundmi ka bërë të ditur se e kanë rikthyer të pastrehun në familje dhe po e merr veten.
'Unë jam një turp për ta. Edhe nëse vdes nga ftohti, ata s'kanë për t'u interesuar.

Babai im do ishte i lumtur nëse do vdisja nuk do shqetësohen për mua', është shprehur Anthony Ciccole.

'Ajo nuk më ka dashur kurrë. As unë nuk e kam dashur. Nuk e donim njëri-tjetrin', ka thënë i pastrehu për të motrën.