Fakti që është një nga vendet më të pasura, nuk do të thotë që nuk ka lypës. Pikërisht për shkak të të pasurve, lypësit në këtë vend mund të bëjnë shumë para.

Lypja në Dubai konsiderohet aq shumë fitimprurëse saqë shumë njerëz vijnë me viza udhëtimi ligjore dhe tre mujore për të mbushur çantat rrugëve. Kjo mund të duket e habitshme por një lypës profesionist arrin të fitojë rreth 73.5 mijë dollarë ose më shumë në muaj.

Kjo shumë e madhe mund të tejkalojë edhe pagën mesatare vjetore të indonezianëve. Një raport tregon se lypësit profesionistë po përfitojnë nga meritat e qytetarëve të pasur të Dubait. Numri i lypësve është rritur në tre vitet e fundit.

Disa raporte të tjera madje kanë zbuluar se banda aziatike dhe arabe qëllimisht kanë eksportuan ligjërisht lypës në Dubai dhe marrin shumicën e fitimeve nga lypja. Ka një arsye se përse quhen profesionistë. Së pari ata synojnë njerëzit e pasur dhe që kanë një histori që i prekën.

Por përveç kësaj, këta lypës profesionist nuk kërkojnë 'monedha'. Kërkojnë shumë të mësha parash dhe e marrin nga njerëz që kanë dhembshuri të madhe. Ata i bindin njerëzit me histori trishtuese dhe marrin simpatinë e tyre.