Moti i mirë i rikthyer prej fundjavës, ka dyndur të gjithë qytetarët drejt detit.

Temperaturat e larta kanë bërë që të gjithë të apasionuarit pas sporteve të ujit, të vërshojnë drejt bregdetit të Durrësit gjatë fundjavës që lamë pas.

Ata që preferojnë të notojnë, kanë shfrytëzuar ngrohjen e ujit për të ushtruar sportin e parapëlqyer në det.

Të gjithë bizneset, lokalet e restorantet kanë hapur dyert për pushuesit e parë që kanë mbërritur në Durrës.

Rrezet e para kanë nisur t’i marrin që këtë fundjavë në bregdet, ndërsa të gjithë i gëzohen stinës së pranverës përgjatë bregut.

Jo vetëm banorët e qytetit, por edhe kryeqytetasit kanë bujtur në Durrës, duke qenë edhe ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve.

Ndjekim pamjet e operatorit të DurrësLajm.